Greqi: Aksident tragjik në Patra…freza pret në mes 32 vjeçarin shqiptar…! Një aksident në punë ia ka marrë jetën një shqiptari në Patra të Greqisë, këtë të hënë. 32 vjeçari shqiptar, humbi jetën punonte në një fermë në Greqi.
Greqi: Aksident tragjik në Patra…freza pret në mes 32 vjeçarin shqiptar…!
Një djalë i ri 32 vjeç shqiptar, humbi jetën këtë të hënë teksa punonte në një fermë në Greqi. Viktima është shtetasi shqiptar Festim Lalaj, i cili njihej ndryshe dhe me emrin Xhimi.

Paraditen e djeshme, ai ishte duke punuar me frezë në fermën e Sagaika Akais, në Patra të Greqisë, kur u pre në mes nga freza. Lalaj u transportua me urgjencë në spital, por për shkak të dëmtimeve të marra humbi jetën. Mësohet se Xhimi, i cili ishte baba i dy vajzave, ndërsa punonte prej vitesh në Greqi, ku merrej me punimin e tokës me zetor me frezë.
Viktima ishte nga fshati Çorrush i Mallakastrës, ku kishte qenë dhe para dy muajsh për të takuar për të fundit herë familjen. Lidhur me vdekjen e tij hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili