Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën e moshuara
Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz. Një e moshuar është përplasur për vdekje nga një makinë. E moshuara ishte duke kaluar rrugën kur është përplasur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Skënderbej’. Viktima është një 65-vjeçare.
Njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen:
Me datë 10.04.2017, rreth orës 12:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në Kamëz, ka ndodhur një aksident.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Skënderbej” në Kamëz, mjeti me targë AA 598 DO, me drejtues shtetasin Rezart Koleci ka aksidentuar një këmbësore shtetasen D. D., rreth 65 vjeçe.
Për pasojë shtetësja D. D., ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprimet e mëtejshme.
Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën e moshuara
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj