Aksident tragjik në Kukës: Makina përplas 13-vjeçarin, shoferi ia mbath nga vendngjarja! Paraditen e sotme në aksin rrugor Kukës-Bicaj, është goditur nga një makinë fëmija 13 vjeçar, Surjan Cengu.
Aksident në Kukës: Makina përplas 13-vjeçarin, shoferi ia mbath nga vendngjarja!
Por menjëherë pas përplasejes së 13-vjeçarit në Kukës, drejtuesi i makinës, ia mbathi nga vendngjarja, duke e abandonuar djalin në rrugë. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Kukës-Bicaj, në vendin e quajtur Meteor. Fëmija i mitur, quhet Surjan Cengu 13 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës. Menjëherë pas aksidentit, 13 vjeçari është shtruar në spitalin e Kukësit, në gjendje të rëndë. Ndërsa më pas ai u nis drejt spitalit të traumës, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Nga ana tjetër, Policia mbrriti në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili pas aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili