Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, Ambulanca vonon
Aksident
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Unazën e Madhe në kryeqytet, në drejtimin nga autostrada e Elbasanit për në Pallatin me Shigjeta, pikërisht në hyrje të Selitës.
Bëhet fjalë për përplasje mes një automjeti dhe një biçikletë, raporton Opinion.al.
Qytetarët nga vendngjarja deklarojnë se ambulanca ka vonuar më shumë se 30 minuta.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja e të aksidentuarit, por momentalisht është transportuar për në Urgjencën e QSUT-së.
22.11.2017