Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Tiranë mbrëmjen e së enjtes. Në aksidentin e ndodhur në zonën e “Unazës së Re” janë përfshirë tre automjete.
Aksident tek ‘Unaza e Re’ në Tiranë, përplasen tre makina, plagosen drejtuesit
Të plagosur kanë mbetur tre shoferët e mjeteve të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën, citon Noa.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht ka dyshime se ngjarja lidhet me shkeljen e semaforit nga një prej drejtuesve të mjeteve.
Për disa minuta aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë.
