Një shqiptar ka mbetur i vdekur në një aksident rrugor në Santorini, Greqi.
Ngjarja ka ndodhur natën e së mërkurës në Thira, Greqi.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke vetëm këtë të premte.
Shqiptari 31 vjeç, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur është përplasur me një tjetër motoçikletë, që drejtohej nga një 49-vjeçar.
Pas incidentit, të dy janë transportuar në spital, por shqiptari ka ndërruar jetë.
Policia lokale ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
www.lajm-shqip.com