Aksident rrugor në Lezhë, humb jetën 65 vjeçari
Mëngjesi i sotëm ka shënuar një aksident me humbjen e jetës së një qytetari.
Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Lezhës në superstradën Lezhë-Milot,
tek vendi i quajtur “kryqëzimi i Rrilës”.
Aksident rrugor në Lezhë, humb jetën 65 vjeçari
Viktima është Zef Milloshi, rreth 65 vjeç nga Rrila. Milloshi ishte duke kaluar me biçikletë në momentin kur është përplasur nga një autoveturë.
Shoferi i mjetit që shkaktoi aksidentin, është shoqëruar në polici.
Forcat e rendit, kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
31.10.2018