Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës, e përplas për vdekje dhe e lë në rrugë
Aksident i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës
Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.
Burime nga policia janë shprehur se ka qenë një telefonatë që ka njoftuar për një trup të pajetë në mes të rrugës.
Njoftimi i Policisë për ngjarjen:
Më datë 11.11.2017, rreth orës 05.40, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se, në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
“Në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R. Z., 71 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.
Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit”.
11.12.2017