Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Tiranës, tek Ministria e Brendshme.
Aksidenti ka përfshirë një motor dhe një biçikletë.

Raportohen të plagosur si pasojë e një aksidenti në qendër të Tiranës, tek Ministria e Brendshme
Mësohet se ka të plagosur, pasi të dy drejtuesit si i motorit dhe biçikletës kanë marrë disa plagë.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po u jep ndihmën e parë të plagosurve. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ende nuk dihet gjendja e dy të aksidentuarve.

www.lajm-shqip.com