Aksident në Elbasan, plagosen rëndë dy persona, shpëtojnë kalimtarët…
Aksident i rëndë pranë shkollës Pedagogjikes “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Dy automjete përplasen me njëri-tjetrin. Sipas burimeve paraprake, mjeti tip “Golf” me targa, AA280 UZ, përplaset me mjetin tip “Fiat”, me targa, AA 823 IN. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur rëndë dy drejtuesit e mjeteve.
Ata janë dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Elbasanit. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor. Pritet që të dokumentohen shkaqet e këtij aksidenti. Në momentin e përplasjes, ka patur shumë qytetarë pranë, por kanë shpëtuar mrekullisht. Ende nuk janë mësuar emrat e drejtuesëve të mjeteve, që u përplasën.
Alfrida Danushi
26.02.2019