Aksident para tunelit, dy persona të shtrirë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Kalimtarë të rastit kanë lajmëruar policinë se një makinë ka dalë nga rruga.
Aksident para tunelit, dy persona të shtrirë në rrugë.

Kalimtarë të rastit kanë bërë me dije një aksident në rrugën Elbasan-Tiranë. Një makinë e tipit “Benz”, ka humbur kontrollin dhe për pak sa nuk ka rrëshqitur në greminë. Ende nuk dihet nëse personat që ndodheshin në makinë mund kenë humbur jetën, ose kanë marrë plagë të rënda. Policia, mësohet të ketë shkuar në vendngjarje, por ende nuk ka dhënë informacion zyrtar.
Për Lajm-shqip
Alfrida Danushi