Aksident në qendër të Vlorës, përplaset makina e policisë, plagoset polici. Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të Vlorës. Në këtë përplasje është përfshirë një makinë policie dhe një makinë tjetër ‘Honda’ që drejtohej nga një italian.
Aksident në qendër të Vlorës, përplasen makinat plagoset polici…
Sipas të dhënave të para në këtë përplasje ka mbetur i plagosur me plagë të lehta, një punonjës policie.
Ai ishte në drejtimin e mjetit të uniformave blu. Shkaktar i aksidentit është italiani që drejtonte makinën tjetër dhe që është futur në rrugën kryesore pa kontrolluar trafikun.
Në rrugën ku ndodhi aksidenti mungon edhe sinjalistika.

Për Lajm-shqip
Vladimir Muçaj