Në qendër të Elbasanit, një aksident i rëndë. Të paktën një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja regjistrohet në orët e vona të së dielës.
Aksident në qendër të Elbasanit, i plagosuri, i paidentifikuar.

Mësohet se një makinë, tip “Benz”, ka devijuar bulevardin dhe është përplasur me trotuarin e rrugës. Për pak sa, nuk është përplasur me derën e një dyqani. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është gjakosur në fytyrë. Shpejt trupi i tij është dërguar në spital. Mjekët thonë se jeta e tij është jashtë rrezikut. Ndërkohë, mësohet se mjeti udhëtonte në drejtim të kundërt të lëvizjes. Policia është duke hetuar mbi ngjarjen. I plagosuri nuk është identifikuar akoma.
Për lajm-shqip:
Alfrida Danushi