Aksident masiv në Tiranë, 5 automjete përplasen me njëra – tjetrën
Aksident masiv në Tiranë
Disa automjete janë përplasur me njëra – tjetrën në orët e vona të kësaj të mërkure në zonën e Laprakës.
Sipas të dhënave të para, 5 makina janë përfshirë në këtë përplasje, ndërsa dy mjete kanë pësuar dëme të konsiderueshme.
Ende nuk dihet nëse ka të plagosur nga aksidenti.
Policia dhe Ambulanca janë parë të mbërrijnë në vendin e ngjarjes.
Sakaq blutë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
06.12.2017