Një grua mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm në rrugën transballkanike në Vlorë. Ajo u përplas nga një makinë tip RENO që drejtohej nga një grua.
Aksident i tretë brenda 72h në Vlorë, ( foto) vendngjarja

Identiteti i të cilës ende nuk bëhet i ditur. Përplasja ka qenë e fortë dhe për pasojë, gruaja ka përfunduar disa metra tutje në trotuar. Gruaja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Vlorës. Bluzat e bardha thonë se është në gjendje të rëndë. Policia ndaloi drejtuesen e mjetit për sqarimin e rrethanave.
Jerola Ziaj
22.10.2018