Aksident i rëndë në autostradë, përplaset për vdekje kalimtarja e moshuar! Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në autostradën Laç-Lezhë. Ndërsa një kalimtare e moshuar ka mbetur e vdekur.
Aksident i rëndë në autostradë, përplaset për vdekje, kalimtarja e moshuar!
Një grua e moshuar humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në supestradën Lezhë-Laç. Aksidenti tragjik ndodhi rreth mesnatës në afërsi të kryqëzimit të Spitnit. Ndërsa viktimë mbeti shtetësja me iniciale P.P 62-vjeçe banuese në Shkodër. E moshuara, që po lëvizte në anë të rrugës u përplas nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi L. GJ, 54-vjeç banues në Pukë.

Gjithsesi, goditja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 62-vjeçares. Ndërsa policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e mjetit për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Nga të dhënat parapake bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë si dhe shpejtësia me të cilen po lëvizte drejtuesi i automjetit. Ai nuk e ka parë gruan që po lëvizte në anë të rrugës, duke sjellë dhe përplasjen fatale. Megjithatë, ekspertët e policisë rrugore të cilët shkuan në vend-ngjarje, po hetojnë për të mësuar se i kujt ka qenë faji në këtë aksident.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
19.06.2018