Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Fllakë të Durrësit. Burime nga policia bëjnë të ditur se një automjet ka përplasur një fëmijë 4-vjeçar, i cili i ka prerë rrugën.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i mjetit e transportoi me urgjencë fëmijën drejt spitalit, por ai nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve të shumta.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ndërkohë drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici, ku po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes së rëndë. Nuk dihet ende nese automjeti, ne momentet e aksidentit, po levizte me shpejtesi apo jo. Tragjedia ndodhi ne fshatin Fllake te Durresit.
Një tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan-Tepelenë , ku një 45-vjeçar është plagosur rëndë , pasi u përplas nga një makinë. Policia bëri të ditur se 45-vjeçari po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur u përplas për vdekje nga një automjet që udhëtonte me shpejtësi. Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur ndërkohë që policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.
01.06.2013
Burimi: Balkanweb.com