Aksident fatal/ Automjeti bie nga ura, humbasin jetën 31 persona
31 vetë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një aksident të rëndë në Indi.
Kamioni u rrëzua nga një urë në fshatin Ranghola të rrethit Bhavnagar, në autostradën shtetërore Rajkot –Bhavnagar.
Sipas policisë rreth 60 vetë ndodheshin në kamion.
Ata ishin nisur për të shkuar në një dasëm.
Aksident fatal/ Automjeti bie nga ura, humbasin jetën 31 persona
Sipas deklaratave që vijnë nga Policia Indiane, Shoferi i kamionit kishte humbur kontrollin për shkak të përgjumjes.
26 persona humbën menjëherë jetën, ndërsa pjesa tjetër e viktimave vdiqën rrugës për në spital.
Mësohet se kamioni ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash.
Zyrtarët e administrates së rrethit dhe njerëzit nga fshatrat përreth kishin nxituar për t’i ardhur në ndihmë të aksidentuarve.
Ambulanca u thërrit gjithashtu menjëherë për të shpëtuar viktimat. Por më tepër se gjysma e tyre qenë të pafatë dhe nuk i mbijetuan aksidentit.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
07.03.2018