Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Berat.
Arrestohet nga policia qytetari me inicialet Sh.Sh, i akuzuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksident në Berat: Arrestohet një qytetar pasi shkeli rregullat e qarkullimit rrugor
Raporti i Policisë së Shtetit:
Më datë 28.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Sh.Sh, 54 vjeç, banues në fshatin Goraj, Kuçovë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në rrugën dytësore Kozare-Fier Shegan, në vendin e quajtur Salc, Kozare, duke drejtuar automjetin tip ‘Benz’, u përplas me motorçikletën tip ‘Honda’, me drejtues shtetasin S.D, 69 vjeç, banues në fshatin Salc, Kozare, i cili pasi mori ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat, u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë më të specializuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
29.01.2018