Aksident në aksin Pogradec – Korçë, në Qafën e Plloçës, ku një automjet është përplasur me kamionin.
Aksident në aksin Pogradec-Korçë
Burimet në vendin e ngjarjes paraprakisht thonë se shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar i mjetit tip Ford.
Si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa pritet mbërritja e policisë dhe ekspertizës për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasoja në njerëz.
Për Lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj