Në një bashkëbisedim me gazetarët, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë.
Ahmetaj tha se korrupsioni është një ndër problematikat më të mëdha të biznesit. Sipas tij, implementimi i plotë i Reformës në Drejtësi do të largonte korrupsionin, rriste investimet e huaja dhe bënte Shqipërinë konkurruese në ekonominë botërore.
Ahmetajt nuk i vjen mirë nga kritikat e DASH-it: PPP kemi në të gjithë botën, edhe korrupsion kemi …

Ministri gjithashtu iu përgjigj kritikave për koncesionet e PPP të raportit të DASH, duke thënë se Partneriteti Publik Privat përdoret në të gjithë botën.
“Raporti thekson domosdoshmërinë e klimës së biznesit dhe tërheqjes së invenstimeve të huaja. Në raport ka referenca për korrupsionin në drejtësi. Një nga paragrafët e raportit i referohet korrupsionit në drejtësi si një nga problemet kryesore të prishjes së të bërit biznes.
Nëse do të implementohet tërësisht, reforma në drejtësi do të promovojë invenstimet e huaja, do largojë korrupsionin dhe do lërë Shqipërinë të konkurrojë në ekonominë botërore.
Kjo është një thirrje për të gjithë ata që tentojnë të pengojnë Vettingun apo reformën në Drejtësi. Ata vendosen kundër interesave qytetare. Është kjo qeveri që ka inicuar dhe po mbështet me të gjithë instrumentat implementimin e reformës në drejtësi”.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj