Ahmetaj nuk flet për 2 miliard eurot e arbitrazhit, Braçe kërkon dokumentet.
Të ngjashme mund të lexoni:
Ditën e djeshme u publikua lajmi, se Shqipëria rrezikon të humbasë 2 miliardë euro.
Pas publikimit të një dokumenti që MD i dërgonte kryeministrit nuk ka pasur asnjë reagim. Përparim Spahiu kërkoi informacion nga ministri i Financave që ishte i pranishëm në mbledhje.
Spahiu kërkoi detaje lidhur me gjyqet ndërkombëtare që po humbet Shqipëria. “Nëse humbasim 2 miliard euro është shifër e frikshme, ndaj duam shpjegim se çfarë po ndodh me këto gjyqe” ju drejtua ai, ministrit Ahmetaj.
Erion Braçe tha se nuk i lexon mediat dhe nuk bazohet në ato fakte. Ai i ka thënë deputetit të LSI se e ke hallin tek Beccheti që ka çuar në Arbitrazh.
Ahmetaj refuzon të përgjigjet
Braçe pyeti Ahmetajn nëse kishte diçka për të thënë për këtë çështje. Edhe pas kësaj, ministri i Financave refuzoi të japë sqarime.
Të gjithë deputetët e opozitës u ngritën nga karriget. Spahiu ju tha anëtarëve të mazhorancës po tentojnë “tu hidhni hi syve”.
Dokumenti i publikuar dje, zbulon se aktualisht në Arbitrazh po zhvillohen katër procese kundër Shqipërisë.
“Vlera totale e dëmshpërblimit që kërkohet nga palët, vetëm për këto katër procese shkon mbi 2 miliardë euro”.
Kjo thuhet në shkresën që Ministria e Drejtësisë i dërgon Kryeministrit.
03/11/2017
Burimi: Syri.net