Agravohet situata: Bombë molotov biznesit shqiptar në Athinë
Nuk dihet ende se si deri ku do të shkojë çështja e vrasjes së minoritarit grek Kostantinos Kaçifas. Situata edhe më herët e tensionuar mes shiqptarëve dhe grekëve duket se po rëndohet më tepër. Protestat e grekëve ndërhyrja e policis greke për zbardhjen e ngjarjes nuk kanë mjaftuar. Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qendër të Athinës është sulmuar një biznes me pronarë shqiptarë.
Agravohet situata: Bombë molotov biznesit shqiptar në Athinë
Autorët kanë qënë të maskuar ndaj dhe nuk ka qenë i mundur identifikimi i tyre. Bombë molotov u hodh në fasadën e dyqanit u qëllua në shenjë. Por fatmirësisht dëmetimet e shkaktuara nuk janë serioze përpos disa materialeve në hyrje të tij dhe tabelës.
Zyrtarët e policisë gjetën në vendngjarje shishe dhe një çakmak.

Për lajm-shqip:
Fredjana Hamzallari
30.10.2018