Gjykata e Durrësit ka vendosur sot masën e dënimit për autorin e vrasjes së Agim Arapit.
Kujtim Ekonomi është dënuar me 5 vite heqje lirie.
Gjykatësi Paulin Çera dha vendimin për një prej dy vëllezërve të akuzuar për vrasjen e Agim Arapit.
Kujtim Ekonomi u dënua me 5 vite heqje lirie me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Më herët, prokuroria ndryshoi akuzën nga vrasje me paramendim, në vrasje nga pakujdesia. Ky ndryshim akuze u mor në konsideratë nga Gjykata.
Sot me vendimin përfundimtar Kujtimi u dënua vetëm me 5 vite burg, ndërsa vëllai i tij Kostandini, u liria nga burgu 3 muaj pas vrasjes si i pafajshëm. Kurse dhëndri i tyre Jurgen Kurti nuk u thirr asnjëherë në sallën e gjyqit as si dëshmitar.
Në mbylljen e vendimit gjyqësor bashkëshortja e të ndjerit Agim Arapi tha se gjykata nuk mori parasysh as pamjet filmike që tregonin katërcipërisht,se në vrasjen brenda në dyqanin e saj merrin pjesë tre persona, dy vëllezërit Ekonomi si dhe dhëndrri i tyre, Jurgen Kurti.
Për Lajm-shqip
Silvi Feimi