Afro 4000 pasagjerë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit, me 4 tragete që janë nisur nga portet italiane.
Tre tragete janë nisur mbrëmjen e djeshme nga Porti i Barit dhe një nga ai i Ankonës.
Duke sjellë kështu një rritje të ndjeshme të lëvizjes së udhëtareve nga të dy brigjet e Adriatikut.
Afro 4000 pasagjerë hyjnë në Shqipëri nga Porti i Durrësit
Pasagjerët shprehen se ka pasur vonesa disaorëshe në portet italiane, për shkak të fuksit të madh të krijuar atje.
Ndërsa, nga ana tjetër, në Portin e Durrësit procedurat zgjasin më pak në kohë.
Nisja e fluskit në prag të festave të fundvitit ka bërë që kompanitë e lundrimit të shtojnë numrin e trageteve për të përballuar fluksin në fjalë.
Dy nga tragetet që kanë mbërritur më herët mëngjesin e sotëm në Durrës janë nisur sërish drejt Italisë për të ardhur përsëri pasdite vonë.
Në total me 6 tragete vetëm gjatë ditës së sotme numri i pasagjerëve pritet të shkojë në rreth 5 mijë si dhe rreth 1500 automjete.
Autoriteti Portual në bashkëpunim me degën e Doganës dhe Policinë Kufitare kanë rritur numrin e sporteleve.
Kjo, për përballimin e fluksit të udhëtarëve, i cili pritet të zgjasë deri në prag të ndërrimit të viteve.
Për Lajm Shqip
Silvi Feimi