Analisti dhe Politologu Afrim Krasniqi i ftuar në emisionin “Tonight Ilva Tare”, tha se:
Ata që mazhoranca aktuale i denoncoi si tradhtar në Paktin për Detin me Greqinë, dy prej i kanë emëruar ambasador.
Politologu-analist Afrim Krasniqi, u shpreh se: Të gjithë ata që e kundërshtuan, Kryministri Rama i emëroi drejtorë, dhe ambasadorë…!
Gjithashtu, Krasniqi kujtoi edhe listën me 100 personat më të korruptuar të shpallur nga vetë ai. Ndërsa njërin prej tyre 30 ditë më vonë e emëroi drejtor të Hekurudhës Shqiptare.
Në vijim, Krasniqi u shpreh:
Një nga denoncimet më të mëdha, bërë nga këta persona, në adresë të MPJ-së, është cilësuar si tradhti kombëtare të komisionit për detin, Ndërsa sot, dy prej tyre janë ambasador. E dyta, kryeministri doli dhe shpalli 100 njerëzit më të korruptuar. Ndërsa, 30 ditë më vonë njërin prej tyre, e emëroi drejtor të Hekurudhave. Kjo ka lidhje me shtetin e kapur. Të tallesh me ligjin, shtetin, Evropën.
www.lajm-shqip.com