AFGANISTAN– Shtatë ushtarë të NATO-s humbën jetën sot pas rënies së një helikopteri në jug të Afganistanit, njoftoi aleanca ushtarake.
Në deklaratën për media thuhet se katër afganë janë vrarë gjithashtu, (tre anëtarë të forcave të sigurisë dhe një përkthyes civil afgan), ndërkohë që bëhet me dije nisja e hetimeve për këtë incident.
Aksidentet me helikopterë janë relativisht të zakonshëm në Afganistan, si pasojë e problemeve mekanike apo kushteve meteorologjike dhe më rrallë si pasojë e sulmeve armike.
Jugu i Afganistanit është një nga bastionet kryesore të rebelimit taleban ndaj qeverisë së Kabulit dhe NATO-s.
16.08.2012
Burimi: Balkanweb