Afërdita Dreshaj, ‘super stari’ i show biz-it rrëfen në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth” projektin e saj të fundit, që mban emrin “Super Star”, e që i dedikohet pikërisht medias rozë… Bukuroshja nga Mali i Zi, që me paraqitjen e saj trazon shpirtrat e cilitdo që i kalon pranë, flet për herë të parë për marrëdhënien e shumëpërfolur me ish-të fejuarin, këngëtarin Shpat Kasapi. Shqiptarja seksi që po rrëmben kontrata të majme nga kompani të rëndësishme në botën e modës, tregon sakaq edhe planet që ka për verën…
Afërdita, këtë fillimjave prezantove për publikun shqiptar këngën tënde më të re në bashkëpunim me Lumin, reperin e njohur nga Kosova… Do të na tregosh diçka më shumë për këtë këngë?
Kënga dhe teksti janë shkruar nga Blero. Është hera e parë që bashkëpunoj me të dhe jam me të vërtet shumë e kënaqur. Bleron e kam mik të vjetër, ndërsa Lumin e kam bashkatdhetar. Jemi të dy nga Mali i Zi, njihemi familjarisht që prej fëmijërisë, ndaj mendova ta ftoj në këngë… Më mirë se me të s’kisha me kë të bashkëpunoja. Sa i takon fabulës, besoj se ajo është e kuptueshme… U dedikohet paparacëve dhe medias rozë, që kohët e fundit është dashuruar shumë me mua.
Në ç’kuptim janë dashuruar?
Po ja, kërkoni të nxirrni lajm edhe aty ku s’ka…
Ke filluar të vlerësosh edhe lajmet tani?
Unë e di shumë mirë se si funksionon show biz-i, po duhet të merrni parasysh që femrat kanë edhe shokë në jetë, jo vetëm të dashur.
E ke fjalën për Leon?
Jo, vetëm për atë.
Ama ai përmendet në këngë?
Përmendet, sepse për të u bë buja më e madhe, por edhe së fundmi më ka ndodhur që të më bëjnë të dashur protagonistin kryesor të klipit. Pikërisht atë, që unë e zgjodha si njeriun me të cilin do të vija në lojë gazetarët, gjithmonë duke ju referuar fabulës së klipit. Valdi, djali simpatik që merr pjesë në klipin “Super Star” është i dashuri i shoqes sime të ngushtë, Xhesika Berberit, që të sqarohen një herë e mirë të gjitha keqkuptimet.
Çfarë pret nga kjo këngë?
Synimi për të cilin një këngëtar e këndon këngën është që ajo të pëlqehet. Kështu që dëshira ime e vetme kjo është…
Pse bëre një festë për promovimin e kësaj kënge dhe pse aq shumë të ftuar?
Kjo këngë shënon në një farë mënyre rikthimin tim në muzikë, pas një mungese 2-vjeçare, ndaj doja që lançimi i saj të bëhej në formën e duhur. Sa u takon të ftuarve, ata janë miqtë e mi më të mirë. Nuk i shoh fare si personazhe publike, sepse ata janë njerëzit e mi më të afërt. Jam shumë e kënaqur për pjesëmarrjen e gjerë, ndaj kam një “Faleminderit” për të gjithë ata që ishin aty për mua atë natë. Të gjithë më dhanë komente pozitive. Nuk e di në e bënë këtë për të më bërë qejfin, apo sepse vërtet iu pëlqeu. Megjithatë, unë di që i pashë të gjithë të buzëqeshur atë natë dhe kjo do të thotë që kënga u ka përçuar energji të mira…
Po Shpati pse nuk erdhi, ti e kishe ftuar, apo jo?
Nuk erdhi sepse kishte angazhime të tjera…
Çfarë marrëdhënieje keni ju tani, a flisni shpesh?
Kemi mbetur shokë. Kemi një komunikim normal.
A ka shanse për një rikthim mes jush?
Jeta është e gjatë, ‘kurrë mos thuaj kurrë’ i thotë një shprehje.
A ka ndonjë lidhje kënga e fundit me ndarjen tuaj?
Jo, ne s’na ndanë paparacët…
Ndërkohë Afërdita, na trego pak me çfarë po merresh tjetër këto kohë?
Aktualisht jam e angazhuar me disa fushata promocionale në Amerikë e Europë… Ajo për të cilën kam punuar më shumë së fundmi ka qenë brand-i i veshjeve “Tarik Ediz”.
Po pushime do bësh?
Këto javë në Tiranë i kam konsideruar si pushime, megjithatë kam në plan edhe disa ditë pushime në Jug.
Aferdita Dreshaj: Rikthimi me Shpatin? Kurrë...
Aferdita Dreshaj: Rikthimi me Shpatin? Kurrë…
Etiketime aferdita dreshaj Aferdita Dreshaj: Rikthimi me Shpatin? Kurrë mos thuaj kurrë. Kemi mbetur shokë balkanweb.com ballkan web ballkan web.com ballkanweb ballkanweb.com bota sot femra moderne gazeta bota sot gazeta koha jone gazeta lajm gazeta panorama gazeta republika gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptarja gazeta sot gazeta tema gazetashekulli gazetat shqiptare horoskopi horoskopi shqip horoskpi sot koha jone kosova sot kuriozitete lajm lajme lajme nga shqiperia lajme shqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit nga kosova lajmet e fundit nga shqiperia lajmet e fundit nga sporti lajmet shqip lajmi fundit lajmi i fundit lajmifundit living.al njoftime pune shpat kasapi shqip sporti shqiptar sulejmani i madherishem telegrafi lajme universiteti i tiranes www.balkanweb www.balkanweb.com www.ballkanweb.com www.living.al