Afera e tokave që i vendosi prangat kryebashkiakut të Lezhës shtrihet edhe në katër bashki të tjera bregdetare. 4 kryebashkiakët e tjerë që rrezikohen pas Frrokajt janë nën hetim tashmë.
Afera e tokave: ja cilët janë 4 bashkitë dhe kryebashkiakët që rrezikohen pas Frrokajt…
Himara, Vlora, Fieri dhe Velipojë janë nën hetim së bashku me kryebashkiakët Jorgo Goro, Dritan Leli.

Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit dhe Voltana Ademi kryebashkiake e Shkodrës.

Në këto bashki dyshohet se ka tjetërsime të pronave të bashkive nëpërmjet falsifikimit të tyre në dokumentacion.
Spilleja e Lezha janë 2 dosjet e para të hapura, por hetimet janë shtrirë në të gjithë vijën bregdetare.
Janë shtrirë në Himarë, zonën e Orikumit në Vlorë, që ka abuzime të mëdha me pronat, por edhe te pylli i Sodës.
Në Fier pranë plazhit të Semanit, ku persona të shumtë kanë marrë hapësira shumë të mëdha toke përmes falsifikimit.
Por e njëjta gjë ka ndodhur edhe në bashkinë e Velipojës.
Në të katër këto bashki po kryhen hetime nga prokuroria, dhe në momentin që ka prova do futet në lojë policia.
Edhe në bashkitë që po hetohet dyshohet se është përdorur e njëjta skemë si në Spille dhe në Lezhë.
Për Lajm-Shqip
Ylli Pata