Për të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore vjen një lajm i mirë, pasi do t’u shtohet edhe një ditë pushimi.
Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme një tjetër festë zyrtare, pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës, Endri Zerva, shkruan syri.net.
Një tjetër datë pushimi për administratën shtetërore
Sipas Zervës është propozuar që data 5 shtator, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet.
Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve ka vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori.
18.01.2018