Shqiptari nga Kosova dhunonte dhe i kërkonte favore seksuale dy ish-të dashurave të tij.
Ngjarja ka ndodhur në Zvicër.
Edhe pse dy vajzat e kishin tërhequr aktpadinë, drejtësia Zvicerane vazhdonte hetimet.
Ai i ushtronte atyre presion psikologjik.
Gjithashtu gjykata zviceriane dyshon se dhe familjarët e personit të akuzuar i kishin ushtruar presion vajzave.
29 vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë psikike që e bënte atë të kryente veprime sadiste.
Vuante nga çrregullimi i personalitetit dissocial.
Abuzonte seksualisht me dy ish-të dashurat, 29 vjeçari…
Personat që vuajnë nga kjo sëmundje karakterizohen nga sjellje impulsive të papërgjegjshme dhe shpesh kriminale.
Këto persona nuk ndjejnë keqardhje për shqetësimet e të tjerëve. Nuk e kanë aspak ndjenjën e empatisë.
Ndaj tij është vendosur një masë paraprake kurimi.
Gjithashtu është dënuar me 4 vite nga Gjykata Federale e Zvicrës.
Ai i dhunonte pa mëshirë dy ish- të dashurat e tij, gjithashtu i ngacmonte ato seksualisht.
Gjë e cila lidhet dhe me dy simptoma të tjera të sëmundjes nga e cila ai vuante, që janë:
Paaftësia për të kontrolluar zemërimin dhe mungesa e kuptimit të gabimit.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
08.03.2018