Korçë: Abuzoi me vajzën e mitur, Gjykata e Apelit dënon përfundimisht me 6 vite burg të atin.
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke deklaruar fajtor 36 vjeçarin Edison Shuli.
Abuzoi me vajzën e mitur, Gjykata e Apelit dënon me 6 vite burg të atin
Shuli është banues i fshatit Leminot, i cili ngacmoi seksualisht të bijën e mitur.
Shuli ka mohuar akuzat, duke u deklaruar i pafajshëm.
Por treshja e gjyqtarëve, i ka konsideruar të mjaftueshme provat që vertetojnë abuzimin e shtrirë në kohë të 36 vjeçarit me vajzën e tij.
Ata vendosën ta dënojnë përfundimisht me 6 vite burg, për veprat penale të kryerjes së veprave të turpshme dhe dhune në familje.
Edison Shuli u arrestua nga policia e Korçës në shtator të vitit të kaluar.
Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të bashkëshortes së tij, për ngacmim dhe abuzim me vajzën e tyre.
Për lajm-shqip
Ledjona Xheladinaj