Abuzoi seksualisht me adoleshenten, arrestohet ‘Dashnori’ pedofil! Policia e Beratit vuri në pranga një 30-vjeçar, pasi akuzohet, se ka kryer vepra të turpshme me një vajzë të re, nga një fshat i Beratit…
Abuzoi seksualisht me adoleshenten, arrestohet ‘Dashnori’ pedofil!
Gjithsesi, një 17 vjeçare nga një fshat i Beratit, ka rënë sot, pre e ngacmimit seksual nga një djalë. Ai quhet Dashnor Begaj, 30 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Begaj dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me shtetasen D.S., 17 vjeçe. Gjithashtu mësohet se Begaj i ka bërë pritë në rrugë adoleshentes.
Begaj e ka prekur atë në pjesë intime, e më pas ka prekur organin e tij gjenital. E reja ka bërë rezistencë, dhe i ka shpëtuar duarve të 30-vjeçarit, duke bërë denoncimin në polici. Por Begaj ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit. Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Beratit shkruan se:
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Dashnor Begaj, 30 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat. Arrestimi i tij u krye, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një vajzë 17 vjeçare. Gjithashtu Begaj, ka kundërshtuar punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit”, njofton policia.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat. Begaj akuzohet për veprat penale, ”Vepra të turpshme” dhe ‘’Kundërshtimi i punonjësit .të policisë së rendit publik’’, parashikuar nga nenet 108 dhe 236/1 të Kodit Penal.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili