Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»POLITIKË»Abramopulos-Panariti drekë pune. Zbardhet dialogu
Abramopulos-Panariti drekë pune. Zbardhet dialogu

Abramopulos-Panariti drekë pune. Zbardhet dialogu

9 vite më parë Komento

Greqia presion ministrit të Jashtëm Panariti për të miratuar deri në fund të 2012-ës, Marrëveshjen e Kufijve Detar, midis Shqipërisë dhe Greqisë. Panariti i përgjigjet më zgjidhjen e Çështjes Çame dhe pronat e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga mediat dhe portalet greke, ku Ministri i Jashtëm grek Abramopulos i ka kërkuar homologut të tij shqiptar Edmond Panariti gjatë një dreke pune të shtruar për nder të këtij të fundit, mbylljen deri në fund të 2012-ës të Marrëveshjes së përcaktimit të Kufirit Ujor. Takimi i ministrit Panariti ka pasur dy anë të medaljes, atë mediatike dhe zyrtare sipas protokollit dhe deklaratat përkatëse të palëve, si dhe anën tjetër, joformale, atë të drekës së punës shtruar nga Ministri grek Abramopulos posaçërisht për homologun shqiptar Panariti, bëjnë të ditur burime nga mediat dhe agjencitë greke të lajmeve.
Dreka
Sipas mediave greke Ministri i Jashtëm Abramopulos i ka kërkuar homologut të tij Panariti përpilimin dhe nënshkrimin e miratimin në kuvend sa më shpejtë, mundësisht deri në fund të vitit 2012, të marrëveshjes për Kufirin Detar dhe Ujor midis dy vendeve fqinje. Sipas mediave greke, Abramopulos në shkëmbim të marrëveshjes i ka ofruar qeverisë shqiptare Lobimin në Bruksel për anëtarësimin e Shqipërisë me të drejta të plota në Bashkimin Europian. Shprehimisht Ministri i Jashtëm grek ka thënë: “Nëse doni që Greqia të bëhet zëri juaj i parë në Bruksel, për anëtarësimin në BE, duhet që të vendosim sa më shpejt për çështjen e Marrëveshjes së Kufirit Detar”. Deklarata e ministrit Abramopulos vjen menjëherë pas thirrjes që Komisioneri Fyle i ka bërë Greqisë për të mbështetur dhe promovuar hyrjen dhe zgjerimin e Bashkimit Europian me vende fqinje me shtetin Helen. Pas këtyre kërkesave ministri i Jashtëm shqiptar është hedhur menjëherë në sulm duke iu drejtuar homologut grek me fjalët, “dakort zoti Ministër, por edhe shteti grek duhet që të zgjidhë njëherë e përgjithmonë sipas marrëveshjevetë reciprocitetit që dy shtetet kanë, çështjen e pronave çame në Greqi”. Deklaratë kjo e cila është konfirmuar për gazetën “Shekulli” edhe nga zyra e shtypit në Ministrinë e Jashtme. Një tjetër presion që Abramopulos i ka bërë ministrit Panariti ka qenë edhe marrëveshja e sapo nënshkruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga tre shtetet, Itali, Shqipëri, Greqi, për gazsjellësin TAP. Duke i ritheksuar se “është firmosur një memorandum mirëkuptimi, por Greqia do të shikojë me kujdes ofertat që kanë ardhur dhe nga kompani të tjera”.
Deklaratat zyrtare
Ministri grek Abramopulos ka deklaruar në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun Panariti se, “takimi është zhvilluar në një klimë bashkëpunimi dhe bashkëveprimi, e cila nuk duhet të karakterizohet nga deklarata dhe ëndrra obsesionistësh ekstrememistë, të cilët prodhojnë vazhdimisht stereotipe negative të vjetruara, por të mbështetet në gjithçka që bashkon dy shtetet fqinjë”. Dy ministrat e jashtëm ranë dakord që të zhvillohen dy takime të përhershme në vit midis dy ministrive dhe ministrave përkatës, si dhe të informohen dhe këshillohen menjëherë pas këtyre takimeve dhe dy qeveritë e Kryeministrat respektivë, një herë në vit. Takimet do të kenë në qendër të vëmendjes çështjen e pronave të shqiptarëve në shtetin fqinj Greqinë, patentat, sigurimet shoqërore, çështjet e minoritetit grek. Sipas dy ministrave të jashtëm Abramopulos dhe Panariti, është rënë dakord edhe për këshillimin e ndërlidhur të dy qeverive, greke dhe shqiptare, në bazë të nevojave të çdo ministri apo ministrie. Sa i përket nënshkrimit të Marrëveshjes për përcaktimin e Kufirit Detar dhe Ujor mes Shqipërisë dhe Greqisë, kreu i diplomacisë shqiptare Panariti ka theksuar se, “shteti shqiptar është i gatshëm të vijojë me arritjen e marrëveshjes për Kufirin Detar dhe Ujor, por kjo duhet bërë sipas Kushtetutës së Shqipërisë dhe se Drejtës Ndërkombëtare”, është shprehur Panariti në prani të mediave greke. Panariti në vijim nënvizoi se, “në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe ka edhe çështje, të trashëguara apo të reja, që duhet të futen në rrugën e trajtimit për të gjetur zgjidhje. Këto çështje u ngritën gjatë këtij takimi dhe mund të them se gjetëm mirëkuptim për negocimin e tyre në nivel ekspertësh, në takime të veçanta apo komisione të përbashkëta, sipas vetë çështjeve”.
Grekët kthejnë flamurin kombëtar me kokëposhtë
Provokacion dhe prishje të imazhit kombëtar gjatë konferencës për shtyp të dy ministrave të jashtëm, Abramopulos dhe Panariti. Në momentin e daljes publike për mediat e dy ministrave është vënë re një fenomen skandaloz nga ana e organizatorëve të takimit dhe protokollit të Ministrisë së Jashtme greke. Flamuritkombëtar shqiptar, i cili ndodhet në pjesën e prapme të kryediplo-matit Panariti, i është kthyer me kokë poshtë shqiponja dykrenare. Sipas burimeve të brenda stafit të delegacionit shqiptar, mësohet se as që nuk është vënë re ky skandal dhe nuk është bërë asnjë protestë zyrtare aty për aty nga pala shqiptare. Ky është një tjetër provokacion i radhës nga ana e Athinës zyrtare, por shteti shqiptar nuk bën as reagimin më të vogël për një rast kaq flagrant dhe në prani të stafit diplomatik dhe ministrit të Jashtëm.
Takimi me Papulias Në vijim Panariti është pritur më pas edhe nga Presidenti i Republikës greke Karolos Papulias, i cili është shprehur se, “i konsideroj shumë të rëndësishme marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë, jo vetëm për dy popujt tanë, por edhe në kuadër të gjithë marrëdhënieve me shtetet e Ballkanit. Mendoj se këto marrëdhënie janë drejt një rruge të mbarë pasi ka dhe një vullnet politik pozitiv, dhe të gjithë sëbashku të shohim përpara drejt prosperitetit dhe zhvillimit të dy vendeve. Kjo për të mirën e rajonit të Ballkanit, i çili me problemet që ka i duhet më shumë stabilitet dhe siguri”, nënvizoi Papulias. Nga ana e tij ministri Panariti është shprehur se ka qenë nder për të që takon Presidentin Papulias, një personalitet të shquar dhe mik të popullit shqiptar. “Kjo miqësi, tradicionale, historike e Shqipërisë me Greqinë jam i sigurt se do të konsolidohet edhe me shumë dhe do të njohë hapa më të mëdha në të ardhmen”, ka nënvizuar kryediplomati shqiptar.
04.10.2012
Burimi: Shekulli

albanian news balkanweb gazeta gazeta shekulli ikub ikub.al lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama top channel top-channel.tv www.njoftime.eu 9 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkanweb gazeta gazeta shekulli ikub ikub.al lajm lajm i fundit lajm-shqip lajm-shqip.com lajme lajme shqip lajme shqip.com lajme shqiptare lajme sot lajme te ndryshme lajmeshqip lajmet lajmet e fundit lajmet e fundit minute pas minute lajmet e fundit nga shqiperia lajmet shqip lajmet sot lajmi lajmi i fundit lajmifundit lajmifundit.com lajmshqip panorama top channel top-channel.tv www.njoftime.eu
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Olldashi: Rama, i zhytur ne abuzim…

Pasardhëse

“Në Francë kam krijuar folenë, por…

Të Ngjashme

Deklaratë/ Basha: ‘Rama do të përballet me pasoja të rënda’

Deklaratë/ Basha: ‘Rama do të përballet me pasoja të rënda’

admin 4 vite më parë
Olldashi: Vlora e ‘krimbur’ me kushërinj ministrash, trafikantë droge…

Olldashi: Vlora e ‘krimbur’ me kushërinj ministrash, trafikantë droge…

admin 3 vite më parë
Monika Kryemadhi për prishjen e teatrit: Shqipëria humbi një pjesë të historisë së saj…

Monika Kryemadhi për prishjen e teatrit: Shqipëria humbi një pjesë të historisë së saj…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com