Në një foshnje fillon formimi i dhëmbëve që në javën e 6 në barkun e nënës. Por nëqoftëse flasim për ta, nuk janë zakonisht të dukshëm deri pas disa muajve nga lindja. Megjithatë, ka disa raste kur bebi mund të lindë me dhëmbë të dukshëm.
Ja që ndodh dhe diçka e tillë, dhe këta dhëmbë quhen dhëmbë natal.
A mund të ketë një foshnje dhëmbë? Ja që…edhe ndodh
Dhëmbët natal mund të shfaqen në 1 nga 30.000 bebe, dhe gjinia nuk ka ndonjë ndikim në lindjen me, apo pa dhëmbë natal.
Ajo që shtrohet si pyetje është: A mund të shkaktojnë probleme dhëmbët natal?
Përgjigja është që ata mund të shkaktojnë një sërë problemesh, si:
- Irritimin dhe dhimbjen e mishrave të dhëmbëve.
- Rrezikimi i shkaktuar i bebes me dhëmbë natal për t’u mbytur, pasi këto dhëmbë mund të bien dhe të kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.
- Vështirësia në pirjen e qumështit, pasi këto dhëmbë e vështirësojnë kapjen e gjirit, apo qoftë dhe biberonit.
- Dhe kjo sjell problemin pasues, që është mungesa e lëndëve ushqyese, të cilat janë tepër të domosdoshme për një fëmijë natal.
90% e dhëmbëve natal janë dhëmbë qumështi, dhe zëvëndësimi i tyre do të ndodhë vetëm kur të vijë koha e zëvendësimit me dhëmbë të përhershëm, ndërsa 10 përqind e tyre janë dhëmbë shtesë të cilët bien, për t’u lënë vendin dhëmbëve të qumështit.
Heqja e këtyre dhëmbëve rekomandohet vetëm në rastet kur shfaqet një ndër problemet e mësipërme, nëse diçka e tillë nuk ndodh, nuk është e nevojshme.
