Studime të ndryshme tregojnë se çfarë ndodh kur kërcasim gishtat dhe sa i rrezikshëm është ky veprim. Por, për disa persona ky veprim është argëtues, ndërsa për të tjerë i bezdisshëm.
Ajo që në gjuhën popullore quhet kërcitja e gishtave, në termat mjeksorë përkthehet si kërcitja e gazit në lëngun sinovial të nyjeve kockore. Shumë njerëzve nuk ua fort “kërcet” fort për pasojat e kërcitjes së gishtave dhe për shqetësimin që tingulli saj mund t`u shkaktoj të pranishmëve.
A është e rrezikshme të kërcasim shpeshherë gishtat? Studimi na sugjeron …
Zakonisht tingulli kërcitjes së nyjeve, fjala bie te gjunjët, është tregues i egzistencës së problemeve tek to, si për shembull vrazhdësim të tyre etj. Prandaj sugjerohet konsulta me mjekun. Ndërsa nëse kërcitja e kockave shoqërohet me dhembje, atëherë bëhet e domosdoshme konsulta me mjekun.
Në veçanti, kërcitja e gishtave me të cilën disa njerëz kënaqen kur e praktikojnë, sipas disa studimeve në terma afatshkurtër kjo praktikë nuk i dëmton nyjet, mirëpo vazhdimësia e kësaj vepre mund të çojë në dëmtime të indeve të buta –siç janë muskujt- dhe në dobësim të dorës apo ndoshta në fryrje të saj.
Prandaj më e shëndetshme për ju është që të ndaloni së kërcituri gishtat, sidomos pasiqë kjo praktikë mund të jetë e bezdisshme edhe për personat që ju rrethojnë.
Studiuesit kanë zbuluar se nga vjen zhurma kur kërcasim gishtat.
A është e rrezikshme të kërcasim shpeshherë gishtat? Studimi na sugjeron …
“Është pak a shumë si krijimi i një vakumi. Kur shkëputen sipërfaqet papritmas, nuk ka lëng të pranishëm për të zënë vendin bosh. Kështu që krijohet një zgavër,” thonë shkencëtarët.

Sipas tyre, momenti i krijimit të zgavrës sjell edhe zhurmën.
Radiologu Robert D. Boutin i Universitetit të Kalifornisë tha se ka bërë një studim të detajuar të zgavrave me anë të ultratingujve.
“Ajo që pamë ishte si një dritë. Ishte si një fishekzjarr që shpërthen. Ishte diçka krejt e pazakontë”.
Sipas shkencëtarëve, blici vjen direkt pas zhurmës. Kjo mbështet edhe teorinë e zgavrës.
Por a është e rrezikshme?
Një studim tek një 60-vjeçar që kërciste gishtat zbuloi se gishtat e tij janë bërë më të lëvizshëm, por vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Sipas shkencëtarëve, kërcitjet nuk i kanë sjellë ndonjë dëm në shëndet.
Për Lajm-shqip
Jorida Fataj