A e dini sa fiq duhet të konsumoni dhe arsyen pse? Sapo ka përfunduar koha e fiqve të parë dhe do të presim shumë shpejt fiqtë e gushtit . Të cilët me siguri kanë tjetër shije dhe janë më të vegjël. Sigurisht, koha e reçelit më të mirë është me fiqtë e dytë.
A e dini sa fiq duhet të hani dhe arsyen pse?
Mirëpo, dimë gjithashtu që fiku është një nga frutat me më shumë sheqer . Dhe sasia e konsumit të tij duhet të jetë e kufizuar. Pikërisht kaloritë, janë arsyeja pse duhet të hamë sa më pak. Me gjithë tundimin që na shkaktojnë, sidomos pasditeve kur sapo i kemi nxjerrë nga frigoriferi. Megjithatë, kanë vitamine dhe veti laksative e antiinflamatore…Me proshutë krudo apo djathëra të kripur, fiqtë, qofshin gliko, qofshin të freskët, janë shumë të shijshëm. Në përbërje të tij, përveç ujit, fiku përmban shumë sheqer. Nuk mungojnë as fibrat dhe mineralet (mes të cilave potasiumi që rregullon presionin e gjakut, fosforin, hekur, sodium etj). Fiku është i pasur në vitaminë B (B1, B2, B3 dhe B6), C dhe A. Rregullimi i sistemit tretës është një karakteristikë e tij. Shikimi, lëkura dhe kockat përfitojnë gjithashtu prej konsumit të fikut. Tani, siç ju thamë që në fillim, mos e teproni.
Ledjona Xheladinaj
21.06.2018