863 mijë eurot në makinën e Sotës, zbulohet dokumenti i origjinës së tyre. Publikimi në media i disa përgjimeve, të cilat edhe pse ishin pjesë e dosjes hetimore, ato u zbardhën në media vetëm ditët e fundit. Ato kanë rikthyer në fokus çështjen “Tahiri”.
RTSH ka siguruar një dokument ekskluziv bankar.
Ku vërtetohet origjina e 863 mijë eurove të gjetura në makinën e biznesmenit Sotës.
Ai u zbardh nga gazetari Lorenc Vangjeli. Në dokument tregohej transaksioni i bërë nga një bankë. Ku u tërhoq shuma e parave që i’u sekuestrua biznesmenit.
“JAVA ka mundur të sigurojë një dokument bankar. Ky dokumenti vërteton tërheqjen e parave. Gjithashtu tregon origjinën e këtyre parave, të gjetura në makinën e Sotës.
Çfarë ka ndodhur në këndvështrimin tim. Sistemi i drejtësisë funksionon në mënyrë sovjetike. Prokuroria mban peng, në funksion të një çështjeje, mban peng një djalë të ri 25-vjeçar”, deklaroi gazetari Vangjeli në “JAVA”.
Ndërkohë gazetari Artan Hoxha tha se veprimet e prokurorisë janë përqëndruar pikërisht te paratë që iu gjetën biznesmenit. Sipas tij, organi i akuzës kërkon të gjejë lidhje mes Sotës e biznesmenit Tahiri.
www.lajm-shqip.com