800 MIJË EURO?! S’JANË ASGJË PËRBALLË KËSAJ PASURIE MARRAMENDËSE… SHIKONI Ç’POSEDON BABAI I OREST SOTËS
Të ngjashme mund të lexoni:
Orest Sota, biznesmeni 25-vjeçar u ndalua nga Policia brenda Kurumit në Elbasan, tre ditë më parë.
Të riut iu gjetën 800 mijë euro dhe tre patenta: Dy të ish-ministrit Tahiri dhe një e bashkëshortes së socialistit.
Sota tha se patentat i kishte harruar shoferi i Tahirit në makinën e tij duke zbuluar kështu edhe miqësinë që kishte me shoferin e ish-ministrit. Ndërsa tregoi para oficerëve të policisë se shuma prej 800 mijë eurosh ishte e faturuar e gjitha dhe do përdorej për likujdim, për llogari të bizneseve që posedon.
Shumëkush u habit nga kjo shumë prej 800 mijë eurosh cash por familja Sota shuma të tilla, i qarkullon shpesh.
Kjo për faktin se Lefter Sota është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri me një sërë biznesesh.
Lefter Sota, pra babai i Orest Sotës, është aksioneri i “QERAMIKA VLORA “, (podhimi dhe tregetimi me shumice dhe pakice i tullave, dhe materialeve te tjera te ndertimit, qeramikes si dhe tregtimi i mallrave industriale brenda dhe jashte vendit per importin dhe eksportin e tyre).
Aksioner i “Banka Societe Generale Albania”(Pranimi i depozitave monetare ose i fondeve te tjera te ripagueshme nga publiku dhe perdorimi i tyre per dhenie kredie e vendosje ne emer dhe per llogari te vet. b. Dhenie huash te te gjitha llojeve duke pershire, inter alia, kredi konsumatoresh d…).
Aksioner i IKONA (tregtim mallrash me shumicë e pakicë), aksioner i TIRANA OBSERVER si dhe aksionet i “ VLORA STEEL INDUSTRY & TRADE” (prodhim dhe tregtim i hekurit dhe produkteve te tij, import dhe eksport i hekurit).
Vetë Orest Sota, djali i miliarderit shqiptar ka në pronësi firmën e ndërtimit, “Eco Construction & Partners” Shpk.
Shifrat e parave që qarkullon dhe fiton Lefter Sota janë thjesht të pallogaritshme.
Burimi: Newsbomb.al