Vetëm brenda pak ditësh janë zbuluar 8 raste zyrtare me fruth ne Vlore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton një katërfishim të rasteve me fruth në rajonin europian.
Sëmundja ka prekur përreth 21,315 persona dhe ka shkaktuar 35 vdekje në vitin 2017.
Po këtë vit epidemi të mëdha fruthi kanë prekur 1 ne 4 vende europiane.

8 raste të reja me fruth në Vlorë, vaksinim masiv i fëmijëve
Aktualisht po kryhet kontrolli në çdo qendër shëndetësore për evidentimin e të gjitha rasteve të dyshuara.
Po ashru po kryhet kontrolli i imunizimit, kryesisht i vaksinës. Duket se situata është kthyer shumë shqetësuese për shumë prindër.
Shumë prej tyre kanë kryer vaksinën për fëmijët pas zbulimit të rasteve të fundit.
Aktualisht spitali i fëmijëve në Vlorë është në gadishmëri për një epidemi.
Ndërkohë që këshillohen prindërit të marrin masa për fëmijët.
Për lajm-shqip:
Enrik Mehmeti
03.03.2018