Shumë raste vdekjesh gjatë apo pas operacionit përfundojnë në heshtje. Gjithçka mbyllet aty. Një e moshuar duket se do ti shkojë deri në fund vdekjes së bashkëshortit të saj. E moshuara E.R., ka bërë kallëzim pranë strukturave policore në Vlorë. Më datë 18.01.2018, bashkëshorti i saj , 66 vjeçari V.C., ka ndëruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Kjo, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.
Menjëherë nga ana e policisë është bërë sekuestrimit i kartelës mjekësore të moshuarit V.C. Trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë. Për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. Ndërkohë që policia ka nisur hetimin për të gjithë stafin i cili gjendej në turn momentin që i moshuari ka ndërruar jetë.
Për Lajm Shqip
Enrik Mehmeti
20.01.2018