Një 57-vjeçar shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë në Carsoli të Italisë, pasi dhunoi bashkëshorten dhe tentoi të qëllonte me armë të birin. Sipas mediave fqinje, ngjarja ndodhi në banesën e çiftit shqiptar gjatë orëve të natës. Pas një zënke që duket se lindi për shkak të xhelozisë, shqiptari qëlloi me armë djalin 20-vjeçar, fatmirësisht pa e prekur. Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi autoritetet policore.
57-vjeçari shqiptar rreh gruan, qëllon me armë të birin 20-vjeçar …
Në gjendje të dehur, kryefamiljari shqiptar ka dhunuar bashkëshorten e tij, por ka tentuar të qëllojë me armë zjarri të birin 20-vjeçar. Ky i fundit ka shpëtuar fatmirësisht. Kjo pasi i ati i dehur nuk ka qëlluar në shenjë.
Bashkëshortja e dhunuar, ka qenë ajo që sapo ka gjetur mundësinë ka njoftuar policinë. Mbi 57-vjeçarin shqiptar rëndojnë shumë akuza. Edhe fqinjët e tyre në Itali do dëshmojnë kundër burrit të dhunshëm në familje. Ai ishte kthyer në një shqetësim edhe për ta kohët e fundit.

44-vjeçarja mësohet se dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti i saj. Kur mbërritën në banesën e çifti në Villa Romana, karabinierët e gjetën shqiptarin e identifikuar vetëm me iniciale V.F në gjendje të rënduar pasi kishte konsumuar alkool.
Gjatë kontrollit, përveç armës së përdorur në drejtim të të birit, ata gjetën edhe 5 pistoleta të tjera, dy prej të cilave të modifikuara, disa karikatorë, rreth 70 fishekë të kalibrit të ndryshëm.
57-vjeçari, i cili në të shkuarën ishte denoncuar për keqtrajtim në familje dhe mbajtje abuzive të armëve, tashmë akuzohet për tentativë vrasjeje në dëm të djalit të tij, armëmbajtje pa leje etj.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
26.06.2018