Falë një operacioni të policisë italiane janë sekuestruar 42 kg marijuanë dhe arrestuar disa persona.
Pesë persona, dy shqiptarë e tre italianë, janë arrestuar nga karabinierët në Pordenone.
Operacioni u konkludua mbrëmë vonë, në zonën e qendrës tregtare të Fiume Venetos.
Pesë persona të arrestuar ishin me shumë precedentë penalë.
Reparti operativ i karabinierëve hyri në aksion në parkingun e qendrës tregtare. Aty po bëhej shkëmbimi midis dy shqiptarëve dhe tre italianëve nga Puglia. Njëri nga shqiptarët tentoi të arratisej në momentin e ndërhyrjes së karabinierëve. Ai u bllokua disa qindra metra më larg. U arrestua pa bërë rezistencë kundër arrestit, shkruan Syri.net.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe tre makina, ndër to edhe një Audi R6, me targa sllovene. Vlera e makinës është disa dhjetëra mijëra euro. Atë e kishte një nga shqiptarët, si dhe një Jeep Renegade i puljezëve.
Sipas hetuesve, droga që vinte nga jugu ishte e destinuar për të gjithë tregun e verilindjes, ku shqiptarët kanë kontakte dhe rrjetin e tyre.
07.12.2017