Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   5 muaj më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   5 muaj më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   5 muaj më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   5 muaj më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   5 muaj më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   5 muaj më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   5 muaj më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   5 muaj më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   5 muaj më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   5 muaj më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   5 muaj më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»46-vjeçari: Djali na rreh, dua mbrojtje,…
46-vjeçari: Djali na rreh, dua mbrojtje,...

46-vjeçari: Djali na rreh, dua mbrojtje,…

8 vite më parë Komento

tirane-djali kercenues, lajm-shqipTIRANE – Dua mbrojtje nga shteti”. Teksa e dëgjon këtë fjali, duket si diçka normale, por në të vërtetë është vetëm fillimi i një historie të dhimbshme njerëzore. Është historia e Xhemal Xhepmetajt, i cili kërkon mbrojtje nga djali i tij. Me sytë në lot dhe buzët që i dridhen, 46-vjeçari tregon për “Gazetën Shqiptare” konfliktet që ka me djalin e tij 20-vjeçar. “Ka tre vjet kjo histori, por punët kanë shkuar aq keq saqë u detyrova të kërkoj mbrojtje nga djali im”, – pohon Xhepmetaj. Ai nuk e ka aspak të lehtë që të flasë kundra djalit të tij, por “edhe shpirti nuk duroi më, edhe zemra u ça më dysh”, – rrëfen ai. Kur e pyet nëse ai ndonjë ditë do e falë djalin e tij për t’u rikthyer sërish në familje, 46-vjeçari, pasi mendohet disa momente, me mjekrën që i dridhet thotë: “Jo, nuk e fal”, ndërsa zemra e tij duket se thotë të kundërtën, sepse lotët nuk i reshtin teksa e thotë këtë gjë.
Z.Xhemal, prej sa kohësh keni konflikte me djalin tuaj?
Nuk është aspak e lehtë që unë të flas për djalin tim. Konfliktet mes nesh kanë lindur që kur ai ka qenë 17 vjeç, se tani është 20 vjeç. E regjistrova në shkollë të mesme, nuk donte të shkonte dhe një ditë më tha “mos më shqetëso, mos më bezdis, dua të bëj jetën time”. I gjeta edhe punë, nuk donte të punonte. U mundova disa herë që t’i flas, ta pyesja se çfarë kishte, pse papritur kishte ndërruar sjellje, por ai më tha “më lër të qetë”. Por, situata sa vinte dhe përkeqësohej çdo ditë dhe më tepër. Filloi të vinte në shtëpi vonë, nisi të konfliktohej me ne, derisa një ditë më kërkoi lekë dhe kur unë i thashë që nuk kam, më kërcënoi. Kështu nisën kërcënimet ndaj nesh, të cilat vazhdojnë edhe sot.
Ju po thoni që djali juaj ju ka kërcënuar apo që ju ka dhunuar?
Unë nuk e dija me çfarë merrej ai, sepse të sillet njeriu në atë mënyrë të çuditshme, patjetër që duhet të merret me gjëra të këqija. Një darkë ai erdhi vonë në shtëpi dhe më kërkoi lekë. Unë nuk i dhashë, atëherë ai nxori thikën dhe më kanosi. Kjo ishte hera e parë që ai ngriti dorën kundra meje. Por, ai e bëri rrugë këtë gjë. Mua nuk ka arritur të më godasë, se nuk më mund dot, por më ka kërcënuar me çfarë ka pasur, me thikë, me hekura. Por, ai ka rrahur nënën e tij, dy vajzat e mia, të cilat janë bërë me probleme psikologjike. Djali im na ka shkatërruar si familje. Një ditë i thashë: “Në rregull, do që të bësh jetën tënde? Urdhëro çelësat e shtëpisë, sepse unë po iki”, (unë banoja në Durrës). Erdha në Tiranë, ku jetoj me qira.
Juve, keni marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykata?
Pasi erdha në Tiranë, djali na la të qetë për disa kohë. Por, kjo zgjati vetëm sa ai shiti gjithçka brenda shtëpisë; edhe dyert i shiti, edhe dritaret, dhe kur iu mbaruan lekët, para tre muajsh erdhi në Tiranë. Unë u mundova që ta pranoja në shtëpi, edhe ai pranoi dhe tha se do të ndryshonte. Por kjo zgjati vetëm tri ditë, sepse ai pas tri ditësh më kërkoi sërish lekë dhe nisi dhunën ndaj nesh. Jam munduar disa herë që të ulem dhe të flas me të, por marrëveshjet tona zgjasin vetëm tri ditë dhe më pas ai nis çdo gjë nga fillimi. Në këtë kohë kam marrë edhe një urdhër-mbrojtjeje, që ai nuk e ka respektuar. Unë nuk kam se ç’të bëj më, nuk di më se çfarë të bëj, sepse kam hallin e gruas dhe vajzave, sepse ai kthehet dhe ushtron dhunë ndaj atyre. Do thuash ti se si flas unë kështu, por zemra është çarë, shpirti nuk duron më. Unë dua mbrojtje nga shteti.
Do e falnit djalin tuaj nëse një ditë rikthehej?
(Qan). Nuk e fal, vetëm Zoti e di se çfarë ka bërë ai. Edhe sikur të lyp rrugës dhe ai të kthehet një ditë me para që të më kërkojë falje, unë nuk e fal më atë.

02.05.2013

Burimi: Balkanweb

46-vjeçari balkan balkanweb ballkan web ballkan web.com ballkanweb bluetooth djali Djali na rreh durres gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema gazetat shqiptare mbrojtje news 24 news24 online panorama rrahu nënën dhe motrat shqiptare shtypi i dites tirane web index web.com www ballkan web www.balkanweb.com www.ballkan web .com Xhemal Xhepmetajt Z.Xhemal 8 vite më parë
admin
Etiketime 46-vjeçari balkan balkanweb ballkan web ballkan web.com ballkanweb bluetooth djali Djali na rreh durres gazeta gazeta shekulli gazeta shqip gazeta shqiptare gazeta tema gazetat shqiptare mbrojtje news 24 news24 online panorama rrahu nënën dhe motrat shqiptare shtypi i dites tirane web index web.com www ballkan web www.balkanweb.com www.ballkan web .com Xhemal Xhepmetajt Z.Xhemal
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Monika Kryemadhi : Investimi tek…

Pasardhëse

Prokuroria: Kemi gjetur prova që implikojnë…

Të Ngjashme

Aksident i rëndë në Milot, humb jetën 23-vjeçari….

Aksident i rëndë në Milot, humb jetën 23-vjeçari….

Elda Bani 3 vite më parë

Ristani: Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit na plagosi

admin 9 vite më parë
EULEX: Ja e vërteta e përgjimit ndaj politikanëve shqiptarë

EULEX: Ja e vërteta e përgjimit ndaj politikanëve shqiptarë

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com