44 milionë njerëz në botë vuajnë nga Alzajmeri, zhvillohen kërkime të reja… Në të gjithë botën 44 milionë njerëz të moshës 65 vjeç e sipër, janë me Alzajmer, forma më e zakonshme e demencës. Alzajmeri është një çrregullim degjenerativ i trurit, që shkakton humbje të kujtesës dhe dëmton të menduarit, gjykimin dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve. Deri tani, shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç që mund të ndalojë përparimin e sëmundjes. Por, një program studimor në Shtetet e Bashkuara, po përiqet të parandalojë Alzajmerin, duke vënë në shënjestër ndryshimet më të hershme në tru, ndërsa kujtesa dhe të menduarit kanë mbetur ende të paprekura. Një proteinë në formë pllakëze, e quajtur “amyloid” grumbullohet në trurin e njerëzve me Alzajmer.
44 milionë njerëz në botë vuajnë nga Alzajmeri, zhvillohen kërkime të reja
Studjuesit po punojnë për të bllokuar krijimin e pllakëzës tek njerëzit e shëndetshëm, që rrezikohen të preken nga demenca. Klinikat në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera, po punojnë me Institutin Banner të Alzajmerit, duke regjistruar në studim persona të moshës 60 dhe 75 vjeç. Ata u nënshtrohen skanimit të herëpashershëm të trurit, provave për kujtesën dhe të menduarit, çdo 6 muaj, si dhe ilaçeve eksperimentale, për disa vjet. Vullnetarët në studim, po ashtu kontrollohen për gjenin APOE4. Ky gjen shton mundësinë për zhvillimin e Alzajmerit. Mosha është faktori më i madh i rrezikut për të zhvilluar Alzajmerin. Deri tani, në studim janë regjistruar mbi 70 mijë njerëz. Shkencëtarët thonë se për të ndihmuar në kërkimet për Alzajmerin, nevojiten qindra mijëra vullnetarë të tjerë.
Erjona Keta
15.12.2018