Martesa mes një burri 41 vjeçar dhe një vajze 11 vjeçare i ka zemëruar mjaft njerëzit në Malajzi. Një numër i madh personash kanë kërkuar që t’i jepet fund këtij mentaliteti, fëmijët nuk duhet të martohen aq herët.
41 vjeçari mysliman martohet me 11 vjeçaren…
Che Abdul Karim Che Abdul Hamid u martua fshehurazi me vajzën, e cila u bë gruaja e tij e tretë dhe bashkimi u bë publik pasi një nga gratë e tij paraqiti një ankesë në polici. Vajzat myslimane nën moshë mund të martohen vetëm me pëlqimin e gjykatës së Sheriatit dhe prindërve të tyre. Myslimanët në Malajzi mund të martohen me katër gra.
Zëvendëskryeministri Wan Azizah Wan Ismail ka thënë se martesa ishte e paligjshme pasi ajo nuk ishte miratuar nga gjykata e Sheriatit.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
02.07.2018