TIRANE- Mbahen peng në Greqi prej 24 orësh 4 të rinj nga Dukagjini. Lajmi është bërë i ditur për News 24 nga familjarët e njërit prej të rinjve. Sipas tyre, djali Klodian Marku së bashku me tre persona të tjerë është marrë peng nga pronari i një banese në Kretë, i cili i akuzon ata për hyrje me dhunë në banesën e tij dhe për grabitje parash.
Personat e tjerë të marrë peng sipas familjarëve të Markut, janë Fatjon, Kristian e Mark Rregalla.
Nëna e Klodian Markut 19-vjec, në një rrëfim për News 24 tregon se i biri është nisur në Greqi për të parë babanë e vëllanë dhe se nuk ka lidhje fare me grabitjen në banesën e shtetasit grek.
Ergalla Marku shton se i biri ka mundur të njoftojë familjen me anë të një telefonate. Sipas saj, policia i kishte arrestuar fillimisht të rinjtë, e më pas i ka nxjerrë të pafajshëm, por duket se pronari grek nuk është mjaftuar me kaq duke kërkuar të bëjë vetëgjyqësi.
“Ambasada shqiptare ne Greqi duhet ti ndihmojë”, apelon e ëma.
Vetë Klodian Marku në këtë lidhje telefonike shprehet se ai bashkë me të rinjtë e tjerë janë dhuanur dhe kërcënuar me jetë, nëse nuk i kthejnë shtetasit grek 25 mijë euro, për të cilat ai akuzon shqiptarët se ia kanë vjedhur.
“Na kanë trajtur keq, na kanë rrahur keq. Policia s’ka hyr në këtë mes. Familja na ka marrë peng. Kemi 24 orë që jemi mbyllur brenda, duan të na vrasin nëse nuk iu gjenden lekët e humbura. Këtu ka grabitur një person tjetër, këta duan të na lënë fajin neve. Na kërkojnë 25 mijë euro”, rrëfen ai.
19.05.2013
Burimi: Balkanweb