Katër persona u arrestuan nga policia e Gjirokastrës, në Kakavijë pasi kanë ndihmuar të kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme, 17 klandestinë nga vendet e treta. Ata hyjnë në territorin shqiptar në mënyre të paligjshme nëpërmjet kufirit jeshil me Greqinë. Policia thotë se u arrestuan Rasim Koxha, 48 vjeç, banues në Durrës, drejtues i automjetit tip Toyota me targa AA 108 MI. Riza Hysa, 57 vjeç, banues në Burrel, drejtues i automjetit tip Audi, me targa AA 171 GK,
Besim Hysa, 34 vjeç, banues në Tiranë, drejtues I automjetit tip Mercedes-Benc, me targa AA 542 HB . Gëzim Zeka, 29 vjeç, banues në Krujë, drejtues i automjetit tip Volswagen, me targa AA 737 MM.
Katër persona të arrestuar në Kakavijë, kaluan në kufi 17 kalndestinë …

Ata u kapën në flagrancë nga shërbimi i Grupit Operacional i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër, në rrugën dytësore në afërsi të aksit rrugor Jorgucat-Kakavijë duke transportuar me automjetet e tyre shtatëmbëdhjetë të huaj nga vendet e treta.
Konkretisht gjashtëmbëdhjetë nga Pakistani dhe një nga Siria. Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i katër automjeteve dhe katër telefona celular. Ata do të hetohen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit e kryer në bashkëpunim”
Adenisa Neziraj
06.06.2018