Në një video të publikuar sot nga Kryeministri Edi Rama shfaqen katër persona të mbetur me makinën e tyre në mes të ujrave të lumit. Ata janë detyruar të hipin mbi mjet për të mos u mbytur. Forcat e shpëtimit janë afruar tek ata dhe i kanë mbartuar edhe mbi shpinë për t’i nxjerrë në tokë.
Të ngjashme mund të lexoni:
•Shembja e urave të Dropullit, një katastrofë diplomatike për Tiranën zyrtare
Rama shkruan duke komentuar videon
“Mirëmëngjes, dhe me pamjet mbresëlënëse të këtij operacioni shpëtimi të tre bashkëqytetarëve në rrezik jete.
Duke u përulur me respekt të thellë ndaj forcave të kërkim – shpëtimit, të cilat kanë operuar 48 orë papushim,citon Syri.
Ata kane nxjerrë 1594 persona nga kushtet e kërcënimit të jetës, uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund e për të gjithë ju të jetë një e dielë sa më e qetë.