30 vjeç dhe me një pasuri të majme. Adele fiton milionat në vit…Ajo është një ndër këngetaret e cila nuk ndalet së publikuari projekte të ndryshme muzikore. Bëhet fjalë për Adele. Adele është emëruar edhe një herë si njeriu më i famshëm në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 30-vjeç. Pasuria e saj kap vlerën e 147.5 milionë paund. Sipas revistës Heat, Ylli i ‘Hello’ ka rritur pasurinë e saj me rreth 15 milionë paund vitin e fundit.
30 vjeç dhe me një pasuri të majme. Adele fiton milionat në vit…
Vendin e dyte e mban Ed Sheeran me rreth 94 milionë paund, ndersa te tretin ylli i ‘Harry Potter’ me 87 milionë paund. Yje të tjerë të përfshirë në listën vjetore të njerëzve të famshëm më të pasur janë të gjithë anëtarët e grupit 1D, aktorja Emma Watson dhe aktori i ‘Star Wars’ John Boyega. 30 vjeçarja kryeson listen prej tre vitesh. Gjatë turneut botëror vitin e kaluar, ajo fitoi miliona të konsiderueshme. Shuma të majme parash erdhën edhe nga shitja e albumeve.
Erjona Keta
30.10.2018
Të ngjashme mund të lexoni:
- ‘E dua këtë grua’-Drake i kthen përgjigje Adele pasi ajo vlerëson shfaqjen e tij
- Këngëtarja Adele lind djalë
- Humbet McGregor, ja cili këngëtar i njohur humbi disa miliona dollarë nga kjo ngjarje…